Kreu / Aktualitet / Avokati i Popullit, kryebashkiakëve: Parandaloni rrezikun për të pastrehët, përgatisni vendstrehime

Avokati i Popullit, kryebashkiakëve: Parandaloni rrezikun për të pastrehët, përgatisni vendstrehime

Avokati i Popullit, kryebashkiakëve: Parandaloni rrezikun për të pastrehët, përgatisni vendstrehime

Avokati i Popullit, Igli Totozani, ripërsërit rekomandimin për kryetarët e bashkive në të gjithë vendin, për marrjen e masave organizative në përgatitjen e vendstrehimeve provizore, për grupe në nevojë emergjente, që kërkojnë ndihmë nga organet e pushtetit vendor me qëllim parandalimin e situatave që mund të rrezikojnë jetën apo shëndetin e tyre.

Referuar kushteve të vështira klimaterike dhe temperaturave të ulëta, me të cilat pritet të përballemi në ditët në vijim, veçanërisht në zonat malore, Avokati i Popullit e konsideron emergjente përgatitjen dhe dërgimin në vendstrehime provizore për atë kategori të popullsisë, të cilët realisht janë në pamundësi totale të sigurimit të një strehe të përshtatshme.

Vetëm kështu do të parandalohen situatat që mund të rrezikojnë jetën apo shëndetin e tyre, veçanërisht të fëmijëve e të moshuarve. Nuk mund të mos përmendim raste të cilat fatkeqësisht kanë çuar në humbje të jetëve njerëzore gjatë muajit dhjetor 2015.

Nisur nga heshtja e deritanishme e kryebashkiakëve, Avokati i Popullit, Igli Totozani, detyrohet të ripërsërise këtë rekomandim për drejtuesit vendor, të cilët kanë detyrimin ligjor të tregojnë përkujdesje për çdo qytetar në territorin që administrojnë, e sidomos për më të vobektit e të pamundurit.

Mos humbisni

Rikthehet breshëri dhe shiu, ja qytetet më të rrezikuara

Pavarësisht se dita e sotme u karakterizua me një rritje të ndjeshme të temperaturave, shiu …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.