Kreu / Rajon / Autobusi me turistë bie në humnerë, 20 të plagosur

Autobusi me turistë bie në humnerë, 20 të plagosur

Nje autobus ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë. Aksidentika ndodhur në Veles të Maqedonisë tek vendi i quajtur “Kulla” dhe sipas “Lajmpress” kërkohet ndihmë urgjente.

Ende nuk dihen detaje lidhur me shkaqet e aksidentit dhe nëse ka apo jo të lënduar, por policia fqinje ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Mësohet se aksidenti janë plagosur 20 persona, ku 4 prej tyre janë dërguar në spitalin 8 shtatori, 8 të tjerë në spitalin e Velesit mes të cilëve edhe një fëmijë.

Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik në aksin rrugor Veles-Katllanovë. Forca të policisë dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Mos humbisni

Vuçiç pret përgjigjen e Ramës: Për Kosovën takohemi në Itali

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka qëndruar sot në Itali prej ku ka kërkuar që …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.