Kreu / Aktualitet / Atentati në Shkodër, arrestohet në Mal të Zi autori

Atentati në Shkodër, arrestohet në Mal të Zi autori

Është arrestuar personi i dyshuar si autori i atentatit të kryer këtë të shtunë me armë zjarri në mes të Shkodrës, ku mbetën të plagosur 3 persona.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Aurel Ahi, 25 vjeç dhe banues në lagjen “Guerrile” të Shkodrës.

Sipas burimeve, Ahi është arrestuar në qytetin e Krajës në Malin e Zi, ku ishte arratisur pak pas kryerjes së atentatit, falë shkëmbimit të fotove sinjalistike mes policive të dy vendeve.

Tani pritet që i ndaluari të dërgohet në një nga komisariatet e policisë së Shkodrës, për t’u verifikuar dhe shpallur zyrtarisht i arrestuar.

Ndërkohë, sa u takon motiveve të atentatit të ndodhur përpara teatrit “Migjeni”, hetuesit nuk kanë hedhur ende dritë, por dyshohet që shkak të jetë bërë një debat i ashpër por për motive të dobëta mes autorit dhe shënjestrës së tij, shtetasit Dion Lisi.

Familjarët e të plagosurit, të marrë në pyetje nga policia kanë deklaruar se djali i tyre nuk ka pasur ndonjë përplasje së fundmi. Ndërsa familjarët e autorit kanë thënë se ditët e fundit Aureli kishte shfaqur shenja agresiviteti për motive ende të paqarta.

Mos humbisni

Pas flakëve dhe të nxehtit, Shqipëria do të përballet me një tjetër rrezik

Pas zjarreve Shqipëria mund të përballet me një tjetër forcë të natyrës, të kundërtën e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.