Deutsche Deko
Kreu / Kosovë / Arrestohet Ramush Haradinaj

Arrestohet Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është arrestuar në Aeroportin ndërkombëtar Basel-Mulhouse.
Ish-kryeministri i Kosovës është ndaluar nga policia në pjesën franceze të këtij aeroporti.

Aeroporti Basel-Mulhouse ndodhet 3.5 kilometra në veriperëndim të Baselit në Zvicër dhe 20 kilometra në juglindje të Mulhouse në Francë.

Gazeta Express merr vesh se Haradinaj është ndaluar nga policia për shkak të një aktakuze që daton nga viti 2004.

Haradinaj është arrestuar në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia.

Më herët, kreu i AAK’së ishte arrestuar edhe në Slloveni.

Mos humbisni

Haradinaj merr pasaportën e Shqipërisë

Presidenti Bujar Nishani i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare ish-kryeministrit të Kosovës dhe liderit të Aleancës …

Një koment

  1. Nuk mund të vihet në dyshim, se edhe ky arrestim i Ramushit ka prapavijë kundra-shqiptare!
    Do të doja, që më në fund, edhe reagimet e politikës tonë gjithëkombëtare të jenë unike dhe përkatëse, në rend të parë ndaj Beligradit dhe sivëllezërve të tij!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.