Kreu / Aktualitet / Arratiset nga spitali, kush është shqiptari që rrahu policët italianë

Arratiset nga spitali, kush është shqiptari që rrahu policët italianë

Një 23 vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka kryer një arratisje spektakolare, fillimisht duke bërë sikur kërkonte ndihmë e më pas duke neutralizuar efektivët e policisë që e ruanin në spital.

Fjala është për David De Gaetano, banues në romë dhe i arrestuar nga policia për vjedhjen e një makine Audi A6. Shqiptari humbi kontrollin e makinës pasi policia po e ndiqte dhe u përplas duke u plagosur. Policia e dëroi në spital për mjekim, dhe nga aty i riu me origjinë nga Shqipëria nisi të planifikonte arratisjen e tij.

Fillimisht ai thërriti infermieren duke i kërkuar ndihmë dhe më pas ka sulmuar në mënyrë të papritur dy policët që bënin roje tek dera e dhomës së tij. Media italiane raporton se dinamika e ngjarjes dhe arratisjes së shqiptarit mbetet ende nën mjegull. Nga ana tjetër, policia ka shpërndarë kudo në kryeqytetin italian foton e shqiptarit, si dhe ka kërkua rndihmë nga qytetarët për identifikimin e vendndodhjes së tij.

Në median italiane gjithashtu njoftohet për disa tipare të tij, është një metër e 83 cm dhe ka një shenjë në fytyrë për shkak të aksidentit që pësoi me makinën e vjedhur.

Mos humbisni

Aksident i rëndë në Tiranë, ndërron jetë 66-vjeçari

Nje aksident i rende ka ndodhur mbremjen e sotme ne periferi te Tiranes. Policia njofton …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.