Kreu / Kuriozitete / Apokalipsi, çfarë parashikon historia ?
apokalipsi

Apokalipsi, çfarë parashikon historia ?

Kur Engjëlli hapi vulën e gjashtë, përjetoi një tronditje të fortë tërmeti. Dielli u nxi menjëherë, hëna u bë e kuqe si gjaku, yjet e qiellit filluan të binin mbi tokë, njësoj siç bien fiqtë e papjekur pas një stuhie”.

“Kështu është përshkruar në Apokalipsin e Gjonit, hapja e vulës së gjashtë dhe fillimi i gjëmave që do t‘i drejtohen botës. Që nga ai moment, veç “të zgjedhurve” që do të shpëtojnë, katastrofat e shpërthyera nga tringëllima e burive të shtatë engjëjve do të shumëfishohen, duke u pasuar nga një tragjedi më e madhe. Për forcën vizionare dhe për pasurinë e simboleve që përmban, kjo vepër ka sfiduar shekujt dhe ende sot gëzon një magji që nuk mund t‘i rezistosh. Jehona e saj gjendet në fjalimet e Bushit për luftën në Irak dhe në filma të tillë si “Armagedon” dhe “Vula e shtatë”. Nga të gjitha profecitë për fundin e botës (disa prej të cilave përfshihen në “Testamentin e vjetër” dhe shumë të tjera si ato hebraike dhe të krishtera që janë shfaqur në shekujt e pare pas Krishtit) shkrimi i Gjonit nuk është i vetmi që njihet, por është më i vërteti. Gjithashtu, edhe vargjet e Kuranit që flasin për ditën e gjykimit e rikujtojnë këtë gjë. Magjia e Apokalipsit është universale, sepse mishëron frikën më të thellë njerëzore. Sot, ashtu siç tregon edhe numri i madh i shkrimeve, duke u nisur nga baza të forta shkencore, siç janë të dhënat mbi efektin serë dhe problemet konkrete si ndotja e ambientit, ndonjëherë janë të prirura t‘i errësojnë parashikimet. Në fund të fundit është i njëjti gabim që bëri ekonomisti Tomas Robert Malthus në librin e tij “Saga mbi parimin e popullsisë” (1798), ku parashikoi se brenda një periudhe shumë të shkurtër numri i njerëzve do të ulej për shkak të urisë… Fatmirësisht për ne, Malthus e kishte nënvleftësuar aftësinë njerëzore për të shpikur sisteme të reja për të prodhuar bukën.

Ta shkatërrojmë Babiloninë!

Zemërimi i një Zoti shfarosës, imazhi i një bote që digjet, thahet, shkatërrohet, përmbytet, ka ndikuar shumë në mendimet e njeriut, i cili është i shqetësuar vetëm për politikën. Për shembull, fushata e Xhorxh Bushit për të ligjëruar sulmin e fundit të Shteteve të Bashkuara kundrejt Irakut, i ngjan më tepër termave biblikë dhe në veçanti urrejtjes kundër Babilonisë, qyteti i mallkuar i Apokalipsit të Gjonit (ku është quajtur “prostitutë”) që i është kundërvënë Jerusalemit, vendi hyjnor i rezervuar vetëm për të zgjedhurit e qiellit. Ja një shembull, më 1 gusht të 2002-shit, Presidenti Bush u shpreh kështu në Akademinë e Ëest Point në SHBA: “Ne jemi në luftën mes së mirës dhe së keqes dhe Amerika do ta thërrasë të keqen në emër”. Këtu bëhet fjalë për Armagedonin, luftën finale mes së mirës dhe së keqes, e cila është përshkruar pikërisht në Apokalipsin e Gjonit. Dhe nuk është për t‘u habitur shumë, duke qenë se Bushi i përket sektit “krishterët e rilindur”, mjaft popullor në Shtetet e Bashkuara, të cilët e marrin Biblën fjalë për fjalë dhe e bëjnë fakt të kryer. Sipas tyre, për shembull, vendet në Parajsë janë të kufizuara, edhe pse jo ekzaktësisht, 144 mijë u janë rezervuar të “zgjedhurve”, ashtu siç thuhet edhe në Apokalips.

Çdo njëmijë vjet

Në veprën e tij vizionare, Gjoni profetizoi faza të ndryshme të njerëzimit dhe kjo është një tjetër “trashëgimi” e tij: frika ndaj fundit të mijëvjeçarit, që ishte parashikuar të ndodhte në vitin 2000 dhe që në fakt ndodh çdo njëmijë vjet, ashtu siç tregon komenti i shkruar në shekullin VIII nga Beatus, abat i Liebanës (në Spanjë). Ai ishte një shkrim referues në Mesjetë dhe frymëzoi në dy shekujt pasues realizimin e miniaturave të shkëlqyera. Ndikimi i këtyre imazheve ishte shumë i madh, duke filluar nga dorëshkrimet e vjetra mesjetare si “Liber Divinorum Operarum” të mistikës Ildegarda di Bingen, te veprat e Salvador Dalì dhe Giorgio De Chirico, i cili bëri për shembull 4 litografi të 4 kalorësve të Apokalipsit.

Në kalin e vdekjes

Tema e 4 kalorësve, të liruar nga 4 vulat e hapura nga Engjëlli (simbol i Zotit) është pasqyruar shumë herë në art. Shembulli më domethënës janë kalorësit e gjermanit Albret Dürer, që ilustroi shkrimin e Gjonit në 15 tryeza ksilografie, publikuar nga i njëjti artist në Nuremberg, në 1498-ën. Ndoshta kanë qenë pikërisht fotografitë e Durer, së bashku me pasqyrimet e piktorëve të mrekullueshëm si flamandi Hieronimus Bosh (1450-1516), ata që ndikuan në kinema në shekullin e kaluar. Duke filluar që me kinemanë gjermane pa zë: vampiri në filmin “Nosferatu” në 1922-in me duart e tij të holla dhe pamje të frikshme, përkon me imazhin e krijesave djallëzore në Apokalips. Në të njëjtën periudhë, duke nxitur edhe kinemanë, poezia dhe piktura ekspresioniste u frymëzuan nga temat për fundin e botës. Gjithsesi, tema e Apokalipsit nuk përkon me atë të gjykimit universal: zakonisht artistët që kanë ilustruar këtë të fundit janë frymëzuar nga “Ungjilli i Mateut”, që Mikelanxhelo e ka pasqyruar në Kapela Sistina. Më pas ishin dy italianë mes viteve 1499-1502, që e kompletuan dekoracionin e Kapelës së Shën Bricios në katedralen e Orvietos. Në djajtë e tij, në dëshpërimin e të dënuarve, në pasqyrimin e gruas së përdalë të Apokalipsit, shfaqet si jehona e ashpër e predikimit të Savonarolës ashtu dhe thirrja kundër predikimeve katastrofike mbi fundshekullin.

Flakët e Babilonisë

Shekulli që ka konkretizuar më shumë vizionet mbi Apokalipsin ka qenë 1900 (shekulli XX). Nëse Lufta e Parë Botërore pati 10 milionë viktima, e dyta numëroi më shumë se 50 milionë. Që nga ajo kohë, “lufta” është bërë sinonim i “Apokalipsit”, madje aq sa Françis Ford Kopola e ka titulluar “Apokalipsi i Ri” filmin e tij që flet për Vietnamin (1979, për të përforcuar faktin që lufta, me tmerret e saj të reja (bomba atomike dhe armët kimike) kanë zëvendësuar sot zemërimin e Zotit. Që nga vitet ‘50 (përfshi dhe Luftën e Ftohtë), Apokalipsi është bërë gjithnjë e më shumë një frikë amerikane. Pas 11 shtatorit, pati një tjetër valë shkrimesh dhe romanesh apokaliptikë. Një nga të fundit është “Rruga” i autorit Kormak MeKarti (që fitoi çmimin Pulitzer në 2007-ën): babë e bir u gjetën të vetëm në të njëjtën rrugë, ndërkohë që pjesa tjetër e botës është një grumbull hiri dhe kufomash. Filmat që kanë parashikuar një katastrofë totale janë të shumtë (madje shpeshherë duke pasqyruar edhe fundin e hidhur). Një prej tyre është edhe “Armagedon – Gjykimi final”, më i sakti i regjisorit Majkëll Bej në vitin 1998. Në sallat e kinemasë tani është shfaqur një tjetër film, i cili titullohet “Unë jam legjenda”. Ai flet për një virus, i cili i vret njerëzit dhe i transformon në vampirë. Kjo është pjesë nga romani i Riçard Methson (1954), ku vetë autori e kishte planifikuar si një skenar të mundshëm për filmin “Njeriu i fundit i tokës” (1964). Ky titull të kujton “Njeriu i fundit” i Meri Shelleit (1826) që inauguroi shiritin apokaliptik modern, duke vijuar më pas me “Reja e purpurt” (1901) i Methju P.Shiel dhe “Plaga e skuqur” (1912) i Xhek Londonit. Në dy sagat e fundit katastrofa vjen nga helmet dhe sëmundjet. Megjithatë, zhvillimi i madh I romaneve apokaliptike ndodhi pas Luftës së Dytë Botërore. Romani më i famshëm ishte “Planeti i majmunëve” i autorit Pier Bule (1963), i cili u bë film në 1968-ën dhe më pas 2001-in.

Mos humbisni

Meteor apo satelit? Objekti që i futi të gjithë në mendime

Një objekt i çuditshëm është shfaqur në mes të natës në Dubai, duke i lënë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.