E diel , 4 Dhjetor 2016
Kreu / Botë / Angela Merkel, personaliteti më me influencë në vitin 2015
Angela Merkel

Angela Merkel, personaliteti më me influencë në vitin 2015

Angela Merkel,personaliteti më me influencë në vitin 2015

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është cilësuar si personaliteti me i vlerësuar dhe më me influencë i vitit 2015, sipas redaksisë së AFP-së, që thekson dhe rolin qendror në krizën e imigrantëve dhe në negociatat mes Greqisë dhe Bashkimit Evropian.

Ashtu si vitin e kaluar, gazetarët e AFP-së kudo në botë, kushdo qoftë gjuha e tyre e punës, kombësia e tyre apo specialiteti i tyre (tekst, foto, video etj…) janë shprehur për personalitetet e të gjitha fushave që kanë bërë aktualitetin e vitit 2015.

Angela Merkel kryeson në këtë klasifikim, Vladimir Putinin, i cili vitin e kaluar u gjykua si personaliteti më me influencë nga redaksia e agjencisë.

Më poshtë vijojnë 10 personalitetet e para të zgjedhura nga AFP:

ANGELA MERKEL

– Politika e portës së hapur e kancelares ka tërhequr në vitin 2015 një milionë refugjatë në Gjermani. Si pasojë e konfliktit të tmerrshëm sirian, këto mbërritje masive të refugjatëve, vala më e madhe migratore që prej Luftës së Dytë Botërore në Evropë, përbën një sfidë të madhe për kontinentin, në të cilin ajo zbuloi thyerje.

Kthyer në “Mama Merkel” për sirianët dhe afganët që kanë gjetur mbështetje në Gjermani, kancelarja u kritikua nga disa prej homologëve evropianë dhe politika e saj ka rritur pakënaqësitë brenda partisë së saj.

Statusi i saj si liderja e Evropës u ilustrua gjithashtu edhe gjatë krizës greke. Në fillim të vitit, ishte vendosmëria gjermane që ajo mishëroi përballë refuzimit të politikave shtrënguese nga kryeministri grek, Aleksis Cipras dhe qeveria e tij e të majtës radikale.

“Time Magazine” e shpalli gjithashtu Angela Merkel si personalitetin e vitit 2015.

VLADIMIR PUTIN

Presidenti rus vazhdon të diktojë ritmin e tij në një pjesë të madhe të çështjeve ndërkombëtare. Izoluar dhe vendosur nën sanksione nga perëndimorët për shkak të krizës ukrainase në vitin 2014, ai është rikthyer në qendër të lojës diplomatike në mbështetje të çështjes siriane. Aleati i tij, Bachar al-Assad i detyrohet për mbijetesën politike mbështetjes së fuqishme dhe ushtarake të Rusisë. Dhe dy aleatët janë bërë të domosdoshëm në përpjekjet diplomatike ndërkombëtare që duket se do të fillojnë më në fund në këtë fundvit.

PAPA FRANÇESKU

– Nga paqja amerikano-kubaneze në rrugën për paqe në Kolumbi, papa argjentinas vazhdon të ketë influencë në çështjet e mëdha të kontinentit. Ai mbetet aktiv në skenën botërore në vitin 2015 nga disa gjeste spektakolare, si një udhëtim kurajoz në Afrikën Qendrore. Në rolin e tij si drejtues i Kishës Katolike, ai vazhdon punën e tij të vështirë për hapjen dhe modernizimin.

PARISIANËT

– Ata ishin 1,5 milion për të manifestuar në rrugët e kryeqytetit francez më 11 janar disa ditë pas atentateve kundër të përjavshmes, Charlie Hebdo dhe një supermarketi (17 të vdekur). Ata u goditën sërish më 13 nëntor nga atentatet e grupit të Shtetit Islamik që shkaktoi 130 të vdekur në kafenetë dhe sallën e koncerteve të Bataclanit, vend simbolik i mënyrës së jetesës pariasiane dhe tashmë i rezistencës ndaj terrorizmit xhihadist.

ABU BAKR AL-BAGHDADI

– Ai mbete ti padukshëm dhe pothuajse i heshtur gjatë gjithë vitit. Por grupi ku ai është kreu, Shteti Islamik, ka shtrirë veprimin e tij të përgjakshëm përtej territoreve që kontrollon në Siri dhe në Irak. Ai është gjithmonë e më shumë prezent në Libi dhe ka marrë përsipër atentatet në Paris dhe kundër një avioni rus në Egjipt.

AUNG SAN SUU KYI

– Ikona birmane fitoi më 8 nëntor, me partinë e saj, zgjedhjet legjislative historike. Pas 30 viteve luftë për demokracinë, ajo ndodhet në dyert e pushtetit.

DONALD TRUMP

– Disa javë nga fillimi i paraprakeve republikane, biznesmeni, konservatori dhe provokatori, mbetet gjerësisht në krye të sondazheve dhe mund të përballet me Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale amerikane.

ALEKSIS CIPRAS DHE JANIS VARUFAQIS

– Kryeministri dhe ish-ministri i Financave simbolizojnë rezistencën ndaj politikave shtrënguese të diktuara në Greqi për t’i bërë ballë viteve të mashtrimeve dhe keqmenaxhimit shkatërrues . Edhe pse Aleksis Ciprasit iu desh të rishikonte në rënie ambiciet e tij, partia e tij Syryza shërben si model për të majtën radikale në Evropë, sot përfaqësuar nga partia Podemos në Spanjë.

SEPP BLATTER

– Kur sporti del nga stadiumi për të zënë fushën e biznesit. Skandali i FIFA-s dhe presidenti i saj deri tani i plotfuqishëm, eklipsoi plotësisht sukseset sportive gjatë vitit 2015.

JOHN KERRY dhe MOHAMMAD JAVAD ZARIF

– Ndonjëherë diplomacia, durimi dhe këmbëngulja arrijnë të zgjidhin çështje të mëdha të botës. Marrëveshja e arritur për një prej çështjeve më të komplekse, programi bërthamor iranian, është një demostrim i kësaj. Në Gjenevë apo në Vjenë, krerët e diplomacisë amerikane dhe iraniane kanë qenë autorë të këtij kompromisi historic.

Mos humbisni

shba

SHBA, padi kundër rinumërimit të votave në 3 shtete

Përfaqësues ligjorë të presidentit të zgjedhur, Donald Trump, dhe mbështetësve të tij kanë ndërmarrë një …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.