Kreu / Sport / Ancelotti drejt rikthimit në Serie A, surprizë emri i skuadrës

Ancelotti drejt rikthimit në Serie A, surprizë emri i skuadrës

Asgjë nuk është e pamundur. Kjo është përgjigja e Carlo Ancelottit në një studio televizive kur pyetet nëse e sheh një rikthim të mundshëm në Serie A.

I gjendur i papunë që prej shkarkimit nga Bayern, emri i Ancelottit u përmend kur Montellas tek Milan po i afrohej fundi.

Po ashtu edhe në lidhje me postin e trajnerit të Kombëtares italiane të Futbollit, por tekniku nuk do që të marrë një përfaqësuese.

“Dua të stërvis çdo ditë, kjo është puna ime. Nuk kam menduar ende të ndryshoj.” Së fundmi 58-vjaçari po shihet si një pasues i mundshëm i Massimiliano Allegrit tek Juventus.

Ndoshta cikli i tij ka përfunduar me Juven dhe kalimi i skuadrës edhe një herë tek Ancelotti duket i mundshëm.

Ish-trajneri i Bayern e ka drejtuar më parë skuadrën torineze nga 99-01. Nuk dua të shkoj kundër të shkuarës time ka thënë ai duke lënë të kuptohet se do t’i pëlqente të merrte një ofertë nga drejtuesit e bardhezinjve për të cilët tha se ka ende marrëdhënie të mira.

Mos humbisni

Bayern bën detyrën ndaj Frankfurt, Borussia “fundoset” nga Werder

Bayern Munich, megjithëse i lodhur pas një mesjave rraskapitëse ndaj PSG në Champions League, ka …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.