Kreu / Rajon / Analistët: Maqedonia ka problem me identitetin! (VIDEO)

Analistët: Maqedonia ka problem me identitetin! (VIDEO)

Analistët: Maqedonia ka problem me identitetin! (VIDEO)

Mbrëmë në emisionin Klik Plus u diskutua për Maqedoninë dhe parashikimet për rrugën e saj në vitin 2016.  Profesori Imer Ismaili tha se Maqedonia nuk ka probleme ndëretnike, por ka problem me çështjen e identitetit. Ndërsa, sipas vlerësimeve të profesorit Blerim Reka në vitin 2016 toleranca e ndërkombëtarët për liderët e këtushëm politik do të jetë zero.

“2016 është vit vendimtar jo për maqedonasit dhe shqiptarët, por për ardhmërinë e këtij shteti dhe të gjithë rajonit. Çfarë fizionomie do marrë ky shtet dhe kujt do t’i takojë. Një ndër idetë që u plasua kohëve të fundit ishte ideja e diskutimit të preambulës të këtij shteti që unë personalisht e përkrah. Që t’i hiqet që Maqedonia është shtet i maqedonasve, por të futet preambula  “Shtet i qytetarëve të Maqedonisë”. Kjo ndoshta do ta shpëtonte këtë shtet edhe nga lufta entra-etnike e vet maqedonasve edhe mos të flasim më edhe me shqiptarët”, tha Imer Ismaili.

“2016 Mund të jetë një përleshje apo një përballje mes diplokracisë apo sundimit të diplomatëve dhe kleptokracisë, apo me keqpërdoruesit e buxhetit shtetëror. Unë besoj se pas 25 vitesh të tolerimit nga këta ndërkombëtarë të liderëve feudal të Ballkanit, më në fund në 2016 diplomatët do të kërkojnë, jo lider të fortë por ligje të forta”, shtoi Blerim Reka.

Akademiku Abdylmenaf Bexheti u shpreh skeptik se në vitin 2016 do të ketë rregullim të proceseve – integruese në organizatat ndërkombëtare, duke përmendur si arësye shkeljet e ligjeve dhe keqpërdorimin e buxhetit. E gazetari Arben Ratkoceri tha se pa një kompromis mes LSDM-s dhe VMRO DPMNE nuk k a zgjidhje të krizës politike.

“Ka mbërri deri aty se shkelen ligje çdo ditë, keqpërdoren çdo ditë. Shihni afera e fundit e rialokimit të Fondit pensional. Katër institucione paguhen që të mbajnë llogari për këtë. Është Qeveria, Ministria e politikës dhe punës sociale, agjencia për mbikëqyrje MAPAS dhe Fondi pensional invalidor. Këto nuk janë në gjendje për ta rregulluar këtë sistem. Nuk janë në gjendje të merren vesh se kush ka keqpërdorë 15 milion euro”, tha Abdylmenaf Bexheti.

“Për mua është e pa mundur dhe optimizëm i tepruar, se dikush shpreson që do të vijë një qeveri tjetër, LSDM-ja dhe do të zgjidhë çështjen e emrit; pa VMRO është e pamundur. Pa një kompromis të këtyre dy partive kryesore maqedonase është e pamundur të zgjidhet edhe çështja e emrit, por edhe çështja e gjuhës për shqiptarët”, u shpreh Arben Ratkoceri.

Gazetari Ratkoceri mendon se asnjëra prej këtyre dy partive nuk është në gjendje për momentin të bëjë një kompromis të tillë.

Debatuesit folën edhe për çështje të tjera që e rëndojnë Maqedoninë siç është nevoja për çrrënjosjen e korrupsionit dhe sjellja e shpejtë e reformave.

Mos humbisni

Flet mjeku që tentoi t’i shpëtoi jetën Ivanoviçit

Drejtori i spitalit në veri të Mitrovicës, Millan Ivanoviç, është deklaruar lidhur me vdekjen e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.