Në mesnatë dhe deri nesër në orën 4-5 të pasdites Jugu do të jetë problematik dhe kryesisht qyteti i Fierit do të marrë sasinë më të
madhe të reshjeve.
Kështu tha meteorologia e Meteoalb Lajda Porja në një lidhje telefonike me News24. “Deri në këto momente ka qenë dhe mbetet problematike zona Veriore deri në mesnatë, reshjet do qendrojnë në Qendër dhe në Jug nga mesnata deri në mëngjesin e të premtes.
Jugu mbetet me reshje me intensitet më të lartë deri në orët e pasdites të së premtes. Të premten në mesnate ulet intensiteti i reshjeve.
Diskutime rreth kësaj post