Dy automjete janë përplasur midis tyre në vendin e quajtur Vajkan në aksin rrugor Lushnjë-Fier, duke lënë pas tre persona të plagosur.
Policia lokale bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50 minuta të mbrëmjes së sotme kur një automjet tip Benz me drejtuar 46 vjeçarin M.M. është përplasur me mjetin tip Opel me drejtues 52 vjeçarin D.J. Të dy drejtuesit e mjeteve banojnë në të njëjtin fshat, ku edhe ndodhi aksidenti.
“Si pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit A.M, 52 vjeç, E.M,41 vjeçe dhe B.P, 39 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalit Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post