Nje aksident i rende ka ndodhur sot ku treni i pasagjerëve i linjës Shkodër- Vorë ka përplasur një makinë në kryqëzimin e Budllës pranë Fushë Krujës.
E lënduar nga aksidenti ka mbetur drejtuesja e automjetit, e cila mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ka ndodhur në momentin kur automjeti ka tentuar të kalojë mbi shina, ndërsa njëkohësisht po kalonte edhe treni i pasagjerëve i linjës Shkodër-Vorë.
Diskutime rreth kësaj post