Një lajm jo i mirë vjen këtë të martë për administratën shtetërore. Sipas urdhrit të lëshuar nga drejtoria e Administratës Publike, të nëpunësit do të duhet të paraqiten në punë këtë të shtunë.
Kështu, e shtuna e 23 Dhjetorit do të jetë ditë e zakonshme pune për të gjithë administratën dhe zyrtarët e saj.
Arsyeja është për të zevëndësuar 27 nëntor, e cila u dha pushim me urdhër të Kryeministrit, për shkak të Festave të Nëntorit.
Sipas DAP, ashtu si gjatë ditëve të javës, do të zbatohet orari zyrtar 08:00-16:30.
Diskutime rreth kësaj post