Kreu / Dosje / 6 këshillat që shkruheshin në pasaportat shqiptare të viteve 30

6 këshillat që shkruheshin në pasaportat shqiptare të viteve 30

Gjashtë këshilla tepër të vlefshme nga koha e Mbretërisë së Ahmet Zogut shkruheshin në kapakun e brendshëm të pasaportës shqiptare të viteve 30-të.

1.Ta dish dhe të jesh i sigurt se fatbardhsia dhe lumturia e jote gjindet në Shqipni e cila t`ep nder e të fal emnin shqiptar.

2.Ruaje mirë karakterin komtar dhe kryenaltsin shqiptare, bindju ligjeve dhe urdhnave të vendit kudo që të jesh.

3.Çdo shqiptar asht vëllau yt, nderoje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ketë nevojë.

4.Mos e përbuz gjuhën e nanës s´ate, tue fole në gjuhë të huej kur nuk asht nevoja.

5.Ndero flamurin e atdheut tand, kush nuk e nderon Shenjin e komsis, shnderon vehten e vet.

6.Dashuria për atdhe ndihet ma tepër në mërgim, prandaj ketë dashuri ruaje edhe kur të këthejsh në vendin t´and.

Mos humbisni

Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu sabotuan në vitin 1981 përpjekjet e kosovarëve për Republikë

Dëshmia e ish-ministrit Nase: Radiogrami u përgatit nga Kadriu e Mehmeti fshehtas Enverit dhe iu …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.