E diel , 4 Dhjetor 2016
Kreu / Shëndet / 5 vendet më të rrezikshme në stinë virozash
stinë virozash

5 vendet më të rrezikshme në stinë virozash

5 vendet më të rrezikshme në stinë virozash

Në këtë periudhë virozash dhe gripi do të ishte mirë që të bëni kujdes për veten, duke shmangur vendet me shumë baktere! Ja se çfarë këshillohet…

Zyra, zona më e rrezikshme

Tryeza

Sipas një studimi të Universitetit të Arizonës, tavolinat fshehin qindra mikrobe më shumë se sa pllakat e tualetit të të njëjtave zyra. “Pastrojeni mirë telefonin tuaj, tastierën, monitorin dhe tryezën me një dezinfektues antibiotik të paktën një herë në ditë dhe përpiquni të mos hani ulur në pozicionin e punës, sepse grimcat e ushqimit ndihmojnë në formimin e mikrobeve”, këshillon dr. Stem.

  1. Tharësit elektrikë

Sipas një studimi të “Journal of Applied Microbiology”, tharja e duarve poshtë një tharësi elektrik mund të rrisë deri në 45 për qind numrin e baktereve të pranishme në lëkurën tuaj. Përdorni letra për t’i tharë duart dhe për të hapur derën e banjës kur të dilni…

  1. Bankomati

Duke pasur parasysh se 95% e njerëzve i lajnë duart jo shumë shpesh, sipas studiuesve të Universitetit të Miçiganit përdoruesit e bankomatit marrin edhe diçka tjetër nëpërmjet tij, përveç kartëmonedhave. Një studim i Universitetit të Arizonës ka provuar në fakt se çdo tast i vogël i bankomatit “strehon” një mesatare prej 1.200 mikrobesh, duke përfshirë virusin e ftohjes dhe atë të gripit.

  1. Paratë kesh

Sipas një studimi në Universitetin e Oksfordit, çdo tërheqje parash përmban një mesatare prej 26.000 bakteresh. Rekomandohet që të dezinfektoni duart tuaja sapo të dilni nga banka, ose rrisni numrin e transaksioneve në bankën tuaj online!

  1. Karrocat e supermarketeve

Do të ishte më mirë që të përdornit dezinfektuesin e çantës tuaj (për shembull facoletat e lagura) mbi dorezën e karrocave përpara se të filloni të bëni pazarin. Përse? Ndoshta sepse “përveç mikrobeve të mbetura në karrocë nga klientët e tjerë të supermarketit, duket se edhe mikrobet e pranishme te mishi i gjallë ngelin mbi ta dhe për fat të keq, këto mikrobe janë me mijëra”, thotë dr. Stem. Do të ishte mirë që pakot t’i mbështillnit me qese të posaçme.

  1. Telekomandat dhe çelësat e dritave

Një studim i Universitetit të Hjustonit ka gjetur se pikërisht këto janë objektet më të ndotura në dhomat e hotelit. Kështu që në valixhe mos harroni të fusni edhe facoletat dezinfektuese!

1 2 3

Free Website Directory
Viesearch – Life powered search
1Abc Directory
Cipinet Web Directory
Free Web Directory – Direct My Link is a free web directory offering a comprehensive category structure and a growing collection of useful links. Visit our free web directory.

DirectoryFire
Submission4U Free Directory
Submit URL – Submit A Site
Inteligent Directory

education

Mos humbisni

depresioni

DEPRESIONI / Pyetjet e thjeshta për ta luftuar këtë sëmundje

Ka disa mënyra të lehta përmes së cilave mund ta ndihmoni një person të dashur …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.