• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kuriozitete

5 gënjeshtra me të cilat na ushqen industria ushqimore

18 December, 2015
në Kuriozitete
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

5 gënjeshtra me të cilat na ushqen industria ushqimore

Nëpër dyqane çdo gjë është e freskët, çdo gjë është natyrale dhe natyrisht plot vitamina. Çdo produkt është pa aditiv – dhe që të gjitha janë të shëndetshme për ne. Së paku, kështu shkruan në etiketa. E po, realiteti është pak më ndryshe…

1. 100% lënde natyrale 

lenge-natyral1111-1024x576-compressor-1024x576 (1)

 

Të gjithë kemi rastin të shohim produkte të prodhuesve të mëdhenj, rafte të gjata përplot me lëngje të llojllojshme, të cilët bëjnë gara se paketimi i kujt do të jetë “sa më natyral’ me mbishkrime të mëdha 100% natyrale dhe me fotografi tepër të bukura të pemëve, pa e harruar listën e vitaminave dhe natyrisht fjalën: i freskët.

E po, përse të mos u besojmë. Lëngjet nuk janë sikur prodhimet e mishit, nëse bën lëng nga molla, e shtrydh mollën – dhe përfton lëngun… Megjithatë… ekzistojnë arsye të jemi skeptikë, sepse të gjitha ato lëngje të freskëta mund të jenë të vjetra edhe deri në një vit e gjysmë.

A keni pyetur ndonjëherë përse janë 100% natyrale, lëngje të shtrydhura të freskëta – pa aditiv, siç shkruan në ambalazhin e tyre, mund të kenë shije të ndryshme?

Procesi i prodhimit të lëngjeve vërtet fillon me shtrydhjen e pemëve… fatkeqësisht, aty të gjitha pjesët ‘normale’ të procesit përfundojnë. Lëngu i shtrydhur menjëherë i ushqen përgatitësit e mëdhenj nga të cilët eliminohet oksigjeni – gjë që i mundëson lëngut të qëndrojë edhe deri një vit pa u prishur.

Në atë mënyrë kompanitë mund të nxjerrin në treg lëngje gjatë tërë vitit, pa marrë parasysh a është sezoni i pemëve apo jo.

Mirë, pra lëngu nuk është i freskët. Mirëpo, nuk është kjo e gjitha.

Në procesin e eliminimit të oksigjenit nga përgatitësit, humbet shija e lëngut. Tani keni përbërës të shumtë të lëngut i cili ka shijen e letrës… Për këtë shkak ekzistojnë kimikate të posaçme të cilat quhen ‘paketa të shijes’ dhe të cilat kryesisht i prodhojnë kompanitë që prodhojnë edhe parfume.

Kimikatet e këtilla i shtohen lëngut i cili ka shijen e letrës – dhe ja “rezultati”: 100% lëngu natyral është i gatshëm.

Për shkak të numrit të madh “të mungesave” në ligje, shumica e kompanive nuk çajnë fare kokën që të shkruajnë përbërjen e vërtetë të lëngut.

2.  100% Mjaltë natyral

5 gënjeshtra me të cilat na ushqen industria ushqimore

Prodhimi i mjaltit duket sikur një proces i thjeshtë: bletët e prodhojnë, ariu e vjedh, ndërkaq ju e hani (apo diç ngjashëm me këtë). Mirëpo ajo që  duhet të na brengosë është fakti që shumica e kompanive të cilat merren me shitjen e prodhimit, mjaltin e blejnë në Kinë – në shtetin ku piperi prodhohet nga balta.

Shpesh nga mjalti i këtillë filtrohet poleni – në mënyrë që të fshihet prejardhja e tij, pastaj i shtohet shurup misri, si edhe ëmbëltues artificialë. Edhe pse, sipas ligjit, ky prodhim nuk duhet të quhet ‘mjaltë’ nëse nuk ka polen brenda, me rastin e hulumtimeve është konstatuar që shumica e markave  të popullarizuara nuk kanë pasur edhe asnjë thërrmijë poleni.

3. 100% mish pule natyrale

5 gënjeshtra me të cilat na ushqen industria ushqimore

Tashmë disa decenie, mishi i shijshëm, 100% i pulës natyrale është i mbushur me plot materie të ndryshme, në të cilat bëjnë pjesë madje edhe mbetjet e mishit të lopës dhe të derrit. Ky është lajm posaçërisht i keq për hebrenjtë, indianët dhe myslimanët (por edhe për cilindo qoftë religjion tjetër ku posaçërisht ndalohet konsumimi i mishit të derrit).

data-full-width-responsive="true">

Madje, edhe kur të jeni të sigurt që mishi i pulës në tryezën tuaj nuk është “i ngopur” me mbetje të industrisë së mishit, akoma siguria që po konsumoni 100% mish pule natyrale është shumë e ulët. Që nga vitet ’70 të shekullit të kaluar, praktikë e rregullt është “pompimi” i zogjve me diçka që quhet shtojcë e shijes.

Industria e mishit thotë që ky proces shton shijen e mishit të pulës, i cili prandaj ka qenë tepër i dobët. Natyrisht, harrojnë të përmendin edhe faktin  që mishi i pulës është dobët dhe me muskuj, sepse pulat rriten në kushte të tmerrshme – për t’u prodhuar mishi i pulës sa më shpejt dhe në sasi sa më të mëdha.

Mishi i pulës rregullisht ‘pompohet’ derisa substancat të cilat me çdo kusht duhet të jenë aty, derisa të mos plotësojnë edhe deri në 30% të zogut të pulës. Nuk është as për t’u çuditur që e shesin me kilogram…

Natyrisht, mund të provoni t’i shmangeni këtij mishi pule hibride duke blerë vetëm ato të cilat janë “100% natyrale” që u shkruan në etiketë, edhe pse në të vërtetë do të blini një të tillë, të shijshme (të pompuar).

4. 100% vaj natyral ulliri

vaj-ulliri4

Edhe pse në të vërtetë është vetëm yndyrë, vaji i ullirit është njëri ndër ato produkte të cilat janë shënuar si “yndyra të mira”. Shkencëtarët konstatojnë që vaji i ullirit mund të ndihmojë në pengimin e sëmundjeve të zemrës dhe në përgjithësi i bëjnë mirë shëndetit… mirëpo me siguri vajin e tillë as që do të mund ta provoni ndonjëherë.

Sado që të duket e pakuptimtë, vaji i ullirit është njëri ndër bizneset kryesore të mafisë italiane.

Mjafton vetëm fakti që Jo Profaci, është Doni i vërtetë, i cili ka shërbyer edhe si inspirim personazhit legjendar Don Vito Corleones nga filmi kult “Kumbara”, ka qenë i njohur me nofkën “Mbreti i Vajit të Ullirit”.

Dëshmitë nxjerrin në pah që puna në hije e lidhur me vajin e ullirit ka qenë problem i madh në botë tashmë me shekuj. Madje edhe populli i lashtë sumer ka pasur mafinë e vet të vogël të vajit të ullirit.

Vaji i cili sot arrin në tryezën tonë përmban vetëm një sasi të vogël vaj ulliri, kryesisht në çdo shishe gjenden edhe deri në 80% shtojca, nga të cilat më së shumti vaj i lirë luledielli.

5. 100% mish natyral

mish-gjedhi-5

Nëse keni sjellë në shtëpi ndonjë copë mishi të freskët e të lëngshëm, nuk keni arsye të brengoseni. Nuk është qëllimi ynë t’ju themi që ai nuk është copë mishi – aq më tepër, shanset janë të mëdha që të jenë disa shtresa – edhe nga një ‘imtësi’ e cila kalimthi është gjendur në dysheme të thertores.

Me siguri kurrë nuk keni pasur rastin të dëgjoni për substancën e cila quhet ‘transglutaminozë’ apo thënë me fjalë të thjeshta – ngjitës mishi.

Këtë substancë do të duhej të përdornin vetëm kuzhinierët të cilët dëshirojnë t’i ngjisin pjesë të ndryshme të mishit në racionet e shtrenjta të cilat mund të porositen në restorante, mirëpo fatkeqësisht – rregullisht përdoret edhe në thertore.

Gjatë procesit të veçantë industrial të shndërrimit të kafshëve në ushqim të shijshëm, goxha mish bëhet ‘mbetje e papërdorshme’. Pjesë të mbetjeve të këtilla bashkohen me transglutaminozë – madje aq mirë saqë copa e re e mishit duket si edhe çdo pjesë tjetër e mishit cilësor dhe të shtrenjtë.

Procesi i këtillë i prodhimit jo vetëm që ju shet mbetje me çmimin e mishit më cilësor, por paraqet edhe rrezik për shëndetin, duke pasur parasysh që është e pamundshme të gjeni gjurmë helmimi – meqenëse në copën e mishit që keni blerë mund të gjendet mish i dhjetëra gjedhëve.

Ngjitësi i mishit në mënyrë të përsosur funksionon edhe te mishi i pulës dhe te frutat e detit, gjë që sërish është lajm i keq për hebrenjtë, indianët dhe myslimanët, sepse ngjitësi i mishit bëhet nga gjaku i lopëve dhe i derrave.

data-full-width-responsive="true">
Paraardhëse

Kështu dënohen ushtarët në Rusi!

Pasardhëse

Çfarë rrezikoni nga kafshimi i thonjve

Pasardhëse

Çfarë rrezikoni nga kafshimi i thonjve

Diskutime rreth kësaj post




data-full-width-responsive=”true”>

Aktualitet

‘Në shtëpinë e Gallos janë gjetur miliona euro’, Lala jep detajet për përgjimet e “Ndragheta”

Nga lajme5
25 January, 2021
0

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me përgjimet e publikuara në media të organizatës kriminale “Ndragheta”, ku janë...

Gara e 25 Prillit, Agron Duka tregon lëvizjen taktike të Bashës dhe Kryemadhit për të fituar zgjedhjet

25 January, 2021

Fjoralba Ponari shfaqet si kurrë ndonjëherë, e superdashuruar. Spiuni është Einxhel Shkira

25 January, 2021

Pedagogia e pyet ‘live’ se kur do të largohet nga politika, Rama heq mikrofonin dhe befason me reagimin (VIDEO)

25 January, 2021

Enxhëll prish ceremoninë e trëndafilave, mesazh surprizë për Saimirin (VIDEO)

25 January, 2021
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.