Kreu / Botë / 39 të vdekur pas një sulmi rus kundër një burgu të Al-Kaedës
Syria-NATO-ISIS-Putin-610016

39 të vdekur pas një sulmi rus kundër një burgu të Al-Kaedës

Të paktën 39 persona u vranë sot në një sulm të aviacionit rus kundër një ndërtese që shërbente si burg për Al-Kaedën në veriperëndim të Sirisë, sipas një OJQ-je, që njoftoi fillimisht për 10 të vdekur.

“Të paktën 39 persona u vranë nga një sulm i aviacionit rus kundër një ndërtese të përdorur nga Fronti Al-Nosra (degë siriane e Al-Kaedës) si burg dhe gjykatë në Maaret al-Noomane, në provincën e Idlebit”, konfirmoi Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

“Pjesa më e madhe e viktimave ishin të bourgosur, por kishte gjithashtu gardianë dhe pesë civilë, mes të cilëve një fëmijë, sepse qendra e ndalimit ndodhej në një treg të populluar”, shtoi ai.

Mos humbisni

terr

Ja kush është terroristi që shkaktoi masakrën në Bruksel

Ja kush është terroristi që shkaktoi masakrën në Bruksel Shpërthimt në Bruksel dyshohet se mbajnë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.